Bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, Autoriteti Publik, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a. (në vijim “UKT” ose “AP”), publikon Programin e Transparencës (në vijim “PT”), të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
UKT Sh.a publikon informacion sipas veprimtarisë së saj funksionale dhe rishikon e përditëson Programin e Transparencës në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor, rregullator apo çdo elementi tjetër që lidhet me transparencën proaktive.
Në Programin e Transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit që bëhet publik, pa kërkesë, të cilat duhet të jenë të plota, të sakta, të përditësuara, të thjeshta në formë dhe lehtësisht të kuptueshme për publikun.
Përpara publikimit, informacioni verifikohet në posedim të UKT sh.a., si edhe vlerësohet nëse ekziston ndonjë kufizim ligjor për publikimin e tij.
Programi i Transparencës përcakton kategoritë e informacionit të detyrueshëm për publikim, mënyrat e publikimit, si dhe bazat ligjore nga të cilat lind detyrimi për publikim.
Gjatë publikimit të informacionit, UKT sh.a. mban parasysh interesin publik dhe garanton akses të lehtë, të qartë dhe efektiv në informacionin publik.
Programi përcakton kategorinë e informacionit që publikohet pa kërkesë, mënyrat e aksesimit të tij dhe procedurat për trajtimin e kërkesave për informacion, në përputhje me parimet e transparencës dhe llogaridhënies institucionale.
Shoqëria “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a. (UKT sh.a.) është e organizuar në formën e shoqërisë aksionare shtetërore, me aksionar të vetëm Bashkinë Tiranë, dhe funksionon në bazë të dispozitave të Ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar, si dhe të Statutit, të hartuar sipas statutit tip, të miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 63, datë 27.01.2016, “Për riorganizimin e operatorëve që ofrojnë shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm, grumbullimin, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura”.
UKT sh.a. është e regjistruar si shoqëri aksionare në Regjistrin Tregtar dhe pranë organeve tatimore, me NUIS L72320033P. Shoqëria është krijuar si rezultat i ndarjes nga aksionarët Bashkia Kamëz dhe Bashkia Vorë, në vitin 2017.
Referuar dispozitave të Ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” i ndryshuar, Kreu II – Këshilli i Administrimit (Sistemi me një nivel), si dhe VKM nr. 63, datë 27.01.2016, organet drejtuese të shoqërisë janë organizuar sipas sistemit me një nivel.
Në bazë të nenit 5 të Statutit të shoqërisë, organet e shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a. janë:
a) Asambleja e Përgjithshme e Aksionarëve (shoqëri me aksionar të vetëm Bashkinë Tiranë);
b) Këshilli i Administrimit.
Asambleja e Përgjithshme (AP), referuar nenit 6, pika 1 të Statutit, përfaqësohet nga Kryetari i Bashkisë Tiranë.
Këshilli i Administrimit përbëhet nga 3 (tre) anëtarë, njëri prej të cilëve ushtron edhe funksionin e Administratorit/Drejtorit të Përgjithshëm.
Në bazë të Ligjit nr. 9901 dhe VKM nr. 63, datë 27.01.2016, është hartuar Statuti i shoqërisë.
Organigrama e Ujësjellës Kanalizime Tiranë
CV e Drejtorit të Përgjithshëm
Shoqëria funksionon me Sektorët, Drejtoritë, Departamentet, Njësitë Zonale dhe Drejtoritë Rajonale kryesore:
● Auditi i Brendshëm
● Kabineti i Drejtorit të Përgjithshëm
● Zv. Drejtor i Përgjithshëm për Çështjet Ekonomike
● Departamenti i Shitjes
● Drejtoria Ekonomike
● Drejtoria e Taksave
● Zv. Drejtor i Përgjithshëm për Çështjet Operative
● Departamenti Inxhinierik
● Departamenti i Prodhim- Shpërndarjes
● Departamenti Operacional
● Njësia e Zbatimit të Projektit
● Departamenti i Administrimit të Sistemeve, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit
● Sektori i Statistikave
● Sektori i Marrëdhënieve me Publikun dhe Mediat
● Sektori i Projekteve të Huaja
● Drejtoria e Kujdesit ndaj Klientit
● Departamenti i Shërbimeve Mbështetëse
● Drejtoria Juridike
● Drejtoria e Prokurimeve
● Njësia Tirana 1, 2, 3, 4, 5
● Drejtoria Rajonale Nr.1 dhe Nr. 2
Struktura e pagave bazohet në:
● Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 776, datë 19.12.2025, “Për miratimin e pagës minimale në shkallë vendi”;
● Vendimin e Këshillit të Administrimit të Shoqërisë UKT Sh.a., Nr. 16, datë 16.10.2025, “Për miratimin e disa ndryshimeve në Strukturën Organizative të Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tiranë Sh.a”.
Marrëdhëniet e punës rregullohen në bazë të Kodit të Punës dhe Kontratës Kolektive të Punës.
Shoqëria ushtron aktivitetin në bazë të Licencës së miratuar nga ERRU, në kategoritë:
• a) Kategoria A – Grumbullimi dhe shpërndarja e ujit për konsum publik;
• b) Kategoria B – Përpunimi i ujit për konsum publik;
• c) Kategoria C – Grumbullimi dhe largimi i ujërave të ndotura.
Objekti i veprimtarisë
Në bazë të Statutit, objekti i veprimtarisë së UKT sh.a. është:
• a) Furnizimi me ujë të pijshëm dhe shitja e tij;
• b) Mirëmbajtja e sistemeve të furnizimit me ujë dhe impianteve të pastrimit;
• c) Prodhimi dhe/ose blerja e ujit për plotësimin e kërkesave;
• d) Grumbullimi, largimi dhe trajtimi i ujërave të ndotura;
• e) Mirëmbajtja e sistemeve të ujërave të ndotura dhe impianteve të pastrimit;
• f) Kryerja e aktiviteteve laboratorike.
2. Shoqëria realizon operacione financiare/tregtare të lidhura me objektin e saj, brenda kufijve të ligjit.
3. Shoqëria ushtron veprimtarinë në përputhje me lejet, autorizimet dhe licencat përkatëse.
Veprimtaria e shoqërisë zhvillohet në përputhje me legjislacionin në fuqi, aktet nënligjore dhe rregulloret përkatëse, si më poshtë:
1. Ligj nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar.
2. Ligj nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, i ndryshuar.
3. Ligj nr. 8102, datë 28.03.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë…”.
4. Ligj nr. 29/2024, “Për burimet ujore”.
5. Ligj nr. 9902, datë 17.04.2008, “Për mbrojtjen e konsumatorëve”.
6. Ligj nr. 10279, datë 20.05.2010, “Për kundërvajtjet administrative”.
7. Ligj nr. 8975, datë 21.11.2002, “Për trajtimin e faturave tatimore…”.
8. Ligj nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”.
9. Ligj nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës…”.
10. Ligj nr. 7895, datë 27.01.1995, “Kodi Penal…”.
11. Ligj nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar.
12. Ligj nr. 124/2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
13. VKM nr. 63, datë 27.01.2016, “Për riorganizimin e operatorëve…”.
14. VKM nr. 570, datë 03.10.2018, “Për këshillat mbikëqyrës…”.
15. VKM nr. 1304, datë 11.12.2009 (Kodi i Ujit).
16. Vendim i KKRRU-së nr. 8, datë 04.02.2011, i ndryshuar.
17. VKM nr. 102, datë 16.03.1992.
18. VKM nr. 236, datë 10.05.1993, i ndryshuar.
19. VKM nr. 18, datë 12.01.2018.
20. VKM nr. 379, datë 25.05.2016.
21. VKM nr. 958, datë 06.05.2009.
22. VKM nr. 539, datë 30.12.2021.
23. Vendim i KKRRU-së nr. 47, datë 07.11.2017.
24. VKM nr. 448, datë 26.07.2023.
25. VKM nr. 993, datë 09.12.2020.
26. Marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuara.
27. Rregullorja e Brendshme e shoqërisë, Vendimi nr. 07, datë 09.07.2025.
Kontrata Kolektive e Punës
Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë
• Emër/ Mbiemër: Ergita Beshiri
• Koordinator për të drejtën e informimit
• koordinatori@ukt.al
• Adresa: Rruga Kavajës, Tiranë
• Orari: E Hënë – E Premte 08:00 – 16:30
• Tel. 0800 44 88
• Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
• Format kërkese / Shpjeguese
• Format ankese / Shpjeguese
• Urdhri nr. 86, datë 17.4.2015 “Për tarifën e dhënies së informacionit…”
Udhëzimi i përbashkët nr. 12, datë 21.7.2020 “Për përcaktimin e numrit të faqeve…”
Buxheti, plani i shpenzimeve per vitin 2023 dhe vitet e kaluara
Lista e kontratave të lidhura (përfshirë shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve)
Regjistri i Parashikimeve të Prokurimeve Publike, 2025
Regjistri i Realizimeve të Prokurimeve Publike, 2025
Regjistri i zërave të parashikueshëm të Prokurimeve Publike, 2025
Shërbimi i furnizimit me ujë të pijshëm
• Departamenti i Prodhimit dhe Shpërndarjes së Ujit është struktura përgjegjëse për sigurimin e ujit të pijshëm.
• Kapja e burimeve ujore
• Trajtimi dhe dezinfektimi i ujit
• Ruajtja e ujit në depo
• Shpërndarja përmes rrjetit të ujësjellësit
Qëllimi është të sigurohet një furnizim i pandërprerë, i sigurt dhe cilësor për qytetarët.
Drejtoria e Prodhimit
Përfshin:
1. Stacionet e pompimit në qytet:
o Stp Pishina
o Stp Bërxullë
o Stp Laknas
o Stp Çokollata
o Stp Liqeni Thatë
o Stp Coca Cola
o Basen Dajt
o Stp Pema
o Stp Buka
o Stp Kroi
o Kaptazhet Shën Mëri
o Baseni Priskë
o Baseni Fushë Dushk
o Stp Qafë Mollë
2. Burimet me vetërrjedhje
3. Linjat e transmetimit
Drejtoria e Shpërndarjes
Depot e qytetit janë të ndara në dy zona:
• Depot Lindore
• Depot Perëndimore
Lista e depove:
• Depo Partitar
• Depo Tirana
• Depo Kinostudio
• Depo Gurore 10000
• Depo Qyteti Nxënësve 4000
• Depo Kombinat 1000, 4000
• Depo Yzberisht 1000
• Depo Yzberisht 4000
• Depo Kodër Kamëz
• Depo Misto Mame
• Depo Pallati Brigadave
• Depo Liqeni Thatë
• Depo Shkozë 200 e vjetër
• Depo Shkozë e Re
• Depo Sharrë
Shënim: Të gjitha depot dhe stacionet e pompimit janë të mbrojtura me rrethim, personel sigurie dhe monitorim me kamera 24 orë.
Departamenti Operacional
1. Investimet në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve
• Lidhje të reja me rrjetin
• Zgjerim dhe përmirësim rrjeti
• Rikonstruksion i rrjeteve të amortizuara
2. Mirëmbajtja e rrjetit të ujësjellësit
• Inspektim dhe riparim defektesh
• Zëvendësim tubacionesh/valvulash/matësa
• Masa parandaluese për reduktim humbjesh
3. Grumbullimi, largimi dhe trajtimi i ujërave të ndotura
• Mirëmbajtje kolektorësh, kanalesh dhe pusetash
• Reagim ndaj bllokimeve dhe prishjeve
4. Shërbime për mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm
• Mbrojtja e burimeve ujore
• Menaxhimi i mbetjeve
• Bashkëpunime institucionale për projekte
Kujdesi ndaj Klientit dhe Marrëdhëniet me Publikun
1. Informimi i konsumatorëve
2. Pranimi dhe trajtimi i ankesave
3. Orientimi i klientëve
Shërbimet që ofrojnë pikat e Kujdesit ndaj Klientit:
• Lidhje dhe kontrata të reja
• Ndryshimi i emrit të abonentit
• Saktësimi i të dhënave
• Pajisje me libreza dublikatë
• Trajtim mbifaturimesh dhe problematikash faturimi
Promovimi i transparencës realizohet përmes faqes zyrtare të internetit ku publikohen:
• Njoftime proaktive
• Informacione mbi procedura
• Raporte dhe projekte
• Kanale zyrtare në rrjete sociale
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Janar – Shkurt – Mars 2025
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Prill – Maj – Qershor 2025
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Korrik – Gusht – Shtator 2025
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Tetor – Nëntor – Dhjetor 2025
Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit në AP përbën një element themelor të funksionimit të rregullt administrativ, transparencës, llogaridhënies dhe garantimit të së drejtës për informim.
Ky sistem synon të sigurojë krijimin, administrimin, ruajtjen dhe arkivimin e dokumenteve në mënyrë të strukturuar, të sigurt dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe Rregulloren e Brendshme.
Dokumentacioni administrohet sipas rregullave të përcaktuara nga Ligji Nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për Arkivat”, i ndryshuar, si dhe aktet nënligjore përkatëse.
Çdo dokument regjistrohet, identifikohet dhe gjurmohet që nga momenti i krijimit ose pranimit të tij, duke garantuar vijueshmëri dhe përgjegjshmëri institucionale.
Dokumentet fizike përpunohen dhe ruhen në dosje të strukturuara sipas një sistemi klasifikimi bazuar në afatet e ruajtjes.
Dokumentet administrative përpilohen në zbatim të Vendimit Nr. 4, datë 19.06.2017 “Për miratimin e Rregullores së Njësuar të Punës me Dokumentet në Autoritetet Publike të Republikës së Shqipërisë”.
• Sektori i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median angazhohet për informim të rregullt, të plotë dhe në kohë të qytetarëve për veprimtarinë e institucionit.
Aktivitetet ndërgjegjësuese “E Premte H2O”:
• Fokusohen në rëndësinë e burimeve ujore, mbrojtjen e tyre dhe përdorimin e përgjegjshëm të ujit.
• Përfshijnë edukim, informim dhe sensibilizim të brezave të rinj dhe komunitetit.
• Synojnë komunikim të hapur dhe ndërveprim aktiv me qytetarët, duke nisur nga fëmijët.
Aktivitetet edukative dhe ndërgjegjësuese vjetore:
• Organizohen çdo vit dhe shoqërohen me informime, aktivitete argëtuese dhe edukative për grupmosha të ndryshme.
• Theksi vihet në rritjen e ndërgjegjësimit për ruajtjen e burimeve ujore.
Ditë ndërkombëtare të veçanta:
• Dita Ndërkombëtare e Ujit
• Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
• Organizohen aktivitete të posaçme për fëmijët me qëllim edukimin dhe sensibilizimin mbi rëndësinë e ujit.
Marrëdhëniet me Publikun / Mediat:
• Organizohen festa dhe aktivitete me rastin e festave të fundvitit.
• Krijohet komunikimi i afërt me komunitetin e qytetit të Tiranës përmes lojërave, kuizeve dhe aktiviteteve festive.
• Promovohet reflektimi mbi vlerën e ujit dhe kujdesin ndaj tij gjatë stinës së dimrit.