Rreth Nesh

Njihuni me historinë, misionin dhe vlerat që udhëheqin punën tonë

Historiku

Furnizimi me ujë i qytetit të Tiranës ka nisur fillimisht përmes puseve vetjake deri në vitin 1939. Me zhvillimin urban dhe ndërtimin e qendrës së qytetit, u vu në funksion Impianti i Pastrimit të Ujit në Brar, duke shënuar fillimin e furnizimit të organizuar me ujë. Gjatë viteve në vijim, sistemi u zgjerua me burime të reja si Selita, Bovilla dhe Shën Mëria, për t’iu përgjigjur rritjes së kërkesës për ujë. Ndërtimi i Digës së Bovillës dhe vënia në punë e impiantit të pastrimit në vitin 2000 përbëjnë një nga investimet më të rëndësishme për furnizimin e qëndrueshëm të Tiranës. Sot, Ujësjellës Kanalizime Tiranë operon si shoqëri aksionare, duke garantuar furnizim të sigurt me ujë përmes burimeve malore, sipërfaqësore dhe nëntokësore, në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të qytetit.

Historia jonë
Misioni ynë

Misioni Ynë

Misioni ynë është të garantojmë furnizim të pandërprerë dhe cilësor me ujë për çdo familje dhe biznes në Tiranë, duke ofruar shërbim 24/7 dhe standarde të larta cilësie. Ne angazhohemi për mbrojtjen e mjedisit përmes trajtimit dhe menaxhimit efikas të ujërave të ndotura, duke kontribuar në një qytet më të pastër dhe më të shëndetshëm. Në qendër të veprimtarisë sonë qëndrojnë investimi në njerëz, zhvillimi i stafit të kualifikuar dhe përdorimi i teknologjive moderne, si dhe përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe furnizim afatgjatë për qytetin.

Vizioni Ynë

Të jemi një institucion modern dhe i qëndrueshëm që garanton shërbime të standardeve evropiane për qytetin e Tiranës.

Vlerat Tona

Transparencë, përgjegjësi, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj qytetarëve janë vlerat që udhëheqin çdo veprim tonin.