Udhezime dhe keshilla
Këshilla për një mirëmenaxhimin e ujit:
· Paguaj rregullisht për ujin që konsumon për të shmangur penalitetet.
· Nëse nuk ke ende kontratë me UKT, drejtohu në zyrat tona dhe formalizo furnizimin me ujë të pijshëm.
Çfarë nuk duhet të bësh:
Abuzimet me ujin e pishëm ose ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit mund të sjellin pasoja ligjore. Penalitetet mund të përfshijnë:
- Gjobë ose burgim deri në 3 vjet për lidhje të paligjshme në rrjet.
- Përdorimi i ujit për qëllime të paautorizuara, si ujitje e tokës bujqësore apo lavazhe automjetesh.
- Dëmtimi i ujëmatësve ose ndërtimi i objekteve mbi tubacionet e ujit.
- Mos e lër ujin të rrjedhë pa qënë e nevojshme.
- Shmang përdorimin e ujit të pijshëm për larjen e automjeteve, ujitjen, ose pastrimin e trotuarëve.
- Paguaj për ujin që konsumon në kohë dhe përpiqu të reduktosh shpërdorimin.
- Të mos ndërhysh pa leje në rrjetin e ujësjellësit.
Kujdes, uji është jetë!
- Vetëm 2.7% e ujit në Tokë është i pijshëm.
- Uji rregullon temperaturën e trupit tonë dhe është thelbësor për funksionimin e qelizave.
- Një person mund të jetojë pa ushqim për një muaj, por pa ujë do të jetojë vetëm disa ditë.
Përdorimi i ujit në jetën e përditshme
· Çdo ditë, një person përdor mesatarisht 160 litra ujë.
· Një rubinet që pikon mund të humbë deri në 387 litra ujë në javë. Kontrolloni çezmat dhe mbyllini ato kur nuk është nevoja për përdorim.