Pyetje të Bëra shpesh

Go to content

Pyetje të Bëra shpesh

Pyetje të Bëra shpesh (FAQ)

Pyetje të Bëra shpesh (FAQ)

1.Si mund të aplikoj për një kontratë të re uji?

Aplikimi për një kontratë të re mund të bëhet pranë pikës UKT. Dokumentet e nevojshme përfshijnë një kërkesë të plotësuar, certifikatën e pronësisë ose kontratën e qirasë dhe një dokument identifikimi, dy foto të objektit.

2. Si mund të shoh dhe paguaj faturën time të ujit?

Faturat mund të aksesohen online në platformën e UKT, përmes email-it të faturimit ose në sportelet e shërbimit ndaj klientit. Pagesën mund ta kryeni online ose pranë sporteleve të UKT, Postës Shqiptare, bankave dhe platformave si Easy Pay dhe Western Union.

3. Çfarë duhet të bëj nëse vërej një problem me furnizimin me ujë?

Në rast mungese furnizimi ose defekti, mund të kontaktoni numrin pa pagesë 08004488 ose të dërgoni një email në kujdesindajklientit@ukt.al, info@ukt.al për të raportuar problemin. Po ashtu, ju mund të paraqiteni për të rregjistruar ankesën tuaj pranë pikave PNK, ose mund ta përcillni atë online në rrjetet tona sociale Facebook dhe Instagram

4. Si mund të raportoj një rrjedhje uji ose një problem me rrjetin?

Për rrjedhjet e ujit ose defektet e rrjetit mund të kontaktoni numrin pa pagesë 08004488 ose të dërgoni një email në kujdesindajklientit@ukt.al, info@ukt.al për të raportuar problemin. Po ashtu, ju mund të paraqiteni për të rregjistruar ankesën tuaj pranë pikave PNK, ose mund ta përcillni atë online në rrjetet tona sociale Facebook dhe Instagram

5. Si llogaritet fatura e ujit dhe cilat janë tarifat aktuale?

Fatura bazohet në sasinë e ujit të konsumuar, e matur përmes ujëmatësit. Tarifat përcaktohen nga Enti Rregullator i Ujit dhe janë të publikuara në faqen tonë zyrtare në seksionin

6. Çfarë duhet të bëj nëse më është prerë uji për shkak të vonesës së pagesës?

Për të rimarrë shërbim, abonenti duhet të shlyejë detyrimet dhe të paraqitet tek njësia përkatëse për të kryer një kërkesë për rilidhje uji pranë sporteleve tona.

7. Si mund të aplikoj për instalimin e një ujëmatësi të ri uji?

Aplikimi bëhet pranë pikave të Kujdesit Ndaj Klientit duke paraqitur: • Kartë ID (fotokopje) • Librezë uji (fotokopje) Nëse kërkesa bëhet nga një person tjetër, ai duhet të sjellë një dokument të noterizuar që e autorizon për veprimet në emër të titullarit të kontratës (përjashtim bëjnë familjarët).

8. Si mund të bëj një ankesë për një faturim të gabuar?

Ankesat për faturim të gabuar mund të bëhen duke paraqitur dokumentacionin përkatës në sportelet e UKT ose përmes email-it kujdesindajklientit@ukt.al.

9. Cilat janë procedurat për ndërrimin e emrit të abonentit në kontratë?

Për ndryshimin e emrit në kontratë duhet të paraqiten: • Certifikata e Pronësisë ose Kontrata e Shitblerjes (fotokopje) • Kartë ID e pronarit (fotokopje) dhe e bashkëpronarëve me pëlqimin e tyre (nëse ka) • Libreza e vjetër (origjinale ose fotokopje) • Të gjitha detyrimet e shlyera Nëse pronari nuk mund të paraqitet, kërkohet një autorizim ose prokurë për përfaqësuesin. Aplikimi kryhet në çdo pikë të Kujdesit Ndaj Klientit të UKT.

10. Si mund të kontaktoj shërbimin e kujdesit ndaj klientit?

Mund të kontaktoni në numrin pa pagesë 08004488 ose përmes email-it kujdesindajklientit@ukt.al për çdo pyetje apo ankesë.

Rruga Konferenca e Pezës, Tiranë
kujdesindajklientit@ukt.al
Back to content