Njoftim për procedurat e lidhjes në rrjetin e UKT dhe pajisjen me Akt-Kolaudimi
Shoqëria “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a. ju njofton se për zbatimin e projekteve të pikave të lidhjeve me rrjetin publik të ujësjellësit dhe pikave të shkarkimit me rrjetin e kanalizimeve të ujërave të ndotura, do të ndiqen procedurat si më poshtë:
PËR SUBJEKTET JURIDIKË (NDËRTUES/ZHVILLUES):
Projekti i furnizimit me ujë dhe/ose shkarkimit të ujërave të ndotura për segmentin e linjës që përfshin tubacionin lidhës nga sistemi i brendshëm i furnizimit me ujë dhe/ose kanalizimeve të objektit, deri tek pika e lidhjes ose takimit me rrjetin publik, do të zbatohet nga vetë subjektet juridikë (ndërtues/zhvillues), sipas kushteve teknike të zbatimit (KTZ) dhe projektit të miratuar nga UKT sh.a.
Punimet për zbatimin e pjesës tjetër të projektit që i përket pikës së lidhjes ose takimit me rrjetin publik të furnizimit me ujë dhe/ose shkarkimit të ujërave të ndotura, do të kryhen nga strukturat e UKT sh.a., pasi të jetë paguar nga kërkuesi preventivi i miratuar për këto punime.
Mbikëqyrja dhe kolaudimi i zbatimit të punimeve të kryera nga vetë subjektet do të bëhet nga strukturat përkatëse të UKT sh.a.
PËR INDIVIDËT / PERSONAT FIZIKË:
Për individët që nuk zotërojnë kapacitetet e duhura teknike dhe profesionale, UKT sh.a. zbaton me strukturat e saj të gjithë projektin e furnizimit me ujë nga pika e lidhjes me rrjetin publik të furnizimit dhe/ose shkarkimit të ujërave të ndotura, deri tek pika e takimit me sistemin e brendshëm të furnizimit me ujë dhe/ose shkarkimit të ujërave të ndotura.
Zbatimi i projektit nga UKT sh.a. kryhet pasi individi ose kërkuesi të ketë përmbushur pagesën e preventivit përkatës.
Për më shumë informacion mbi hapat e detajuar të aplikimit, dokumentacionin sipas kategorive të kërkuesve dhe kushtet teknike të zbatimit, jeni të lutur të konsultoni dokumentin e plotë në këtë link: pikelidhjeweb.pdf