NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR SUBJEKTET NDËRTUESE PËR VENDOSJEN E MATËSAVE INTELIGJENTË (SMART) NË KONTRATAT E REJA TË FURNIZIMIT ME UJË
Njoftime Dhe Projekte
NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR SUBJEKTET NDËRTUESE PËR VENDOSJEN E MATËSAVE INTELIGJENTË (SMART) NË KONTRATAT E REJA TË FURNIZIMIT ME UJË:
Shoqëria “Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a në zbatim të dispozitave të ligjit nr.126/2020 “Për metrologjinë”, të VKM nr. 1304, datë 11.12.2009, Kontratës së shërbimit Ujësjellës-Kanalizime të miratuar nga ERRU, njofton të gjitha Subjektet Ndërtuese të cilat do të aplikojnë për lidhje të kontratave të reja të furnizimit me ujë (për të gjitha kategoritë e konsumatorëve) për objektet e ndërtuara prej tyre, se:
Në çdo objekt të ri, të ndërtuar nga Subjektet Ndërtuese, për të cilin do të aplikohet për lidhjen e kontratave të reja të furnizimit me ujë, do të vendosen matësa inteligjentë (smart) sipas rregullave në vijim:
I.Subjekti Ndërtues në objektin e ndërtuar prej tij, siguron/vendos Ujëmatësat individual inteligjent (smart) (mekanik me modul transmetimi, ultra sonik, elektro-magnetik), për çdo njësi banimi apo shërbimi.
II.Standardet teknike të ujëmatësave:
- Matësit inteligjentë (smart) duhet të jenë të çertifikuar dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.
- UKT nuk do të pranojë projekte teknike që parashikojnë ujëmatësa me mekanizëm konvencional (jo-smart).
- Ujëmatësat që nuk përmbushin këto kritere nuk do të çertifikohen nga UKT sh.a.
III.Procedura e vendosjes:
- Matësit inteligjentë (smart) sigurohen nga vetë subjekti ndërtues, me kusht që të plotësojnë kriteret teknike dhe të jenë të çertifikuar.
- Vulosja e matësave kryhet nga UKT sh.a. pas depozitimit të kërkesës nga subjekti ndërtues.