Monitorimi

Go to content

Monitorimi

Monitorimi i cilësisë së ujit të pijshëm nga UKT
 
Siguria dhe cilësia e ujit të pijshëm janë prioriteti ynë kryesor. Laboratorët tanë kryejnë analiza të rregullta kimike dhe mikrobiologjike, duke siguruar që uji të plotësojë standardet më të larta të sigurisë dhe cilësisë.

Akreditimi ndërkombëtar
Laboratorët tanë janë të akredituar sipas ISO/IEC 17025:2017, standardi më i lartë ndërkombëtar për kompetencën e laboratorëve testues dhe kalibrues.
Ky akreditim dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, garanton saktësinë dhe besueshmërinë e testeve tona. Vendimi i Bordit të Akreditimit nr. LT 118, datë 29.12.2022, konfirmon vlefshmërinë e akreditimit për 4 vite.
Procesi i monitorimit
Analizat e ujit kryhen çdo ditë nga dy laboratorët tanë të specializuar (kimik dhe mikrobiologjik), të cilët ndjekin VKM Nr.379, datë 25/05/2016, e cila harmonizohet me Direktivën e BE 98/83/EC dhe rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për cilësinë e ujit të pijshëm. Mostrat e ujit merren nga pika të ndryshme të rrjetit shpërndarës, deri tek rubineti i përdoruesve.

Parametrat e monitorimit
Ne kryejmë testime mbi 15 parametra kyç, duke përfshirë:
·        Karakteristikat organoleptike: Aromë, shije, ngjyrë
·        Parametra fizikë e kimikë: Temperaturë, turbullirë, pH, fortësi e përgjithshme, konduktivitet, amoniak, nitrite, klor i lirë mbetës
·        Parametra mikrobiologjikë: Escherichia coli (E. coli), koliformet totale, enterokokët, Streptococcus faecalis
Monitorimi kryhet në bashkëpunim me Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetsor të Tiranës, që mund të përfshijë edhe parametra shtesë sipas nevojës.

Përkushtimi ynë për cilësinë
UKT mbetet e përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së ujit dhe shërbimeve që ofron. Me teknologji moderne, laboratorë të akredituar dhe staf të kualifikuar, ne sigurojmë që çdo pikë ujë që mbërrin te qytetarët tanë të jetë e sigurt dhe e shëndetshme.
Kontrolli i ujit
  • Analiza ditore: Kryhen teste për 16 kampione uji, duke matur 7 parametra fiziko-kimikë (si ngjyra, shija, turbullira, klori i lirë) dhe 3 parametra mikrobiologjik (Koliforme totale, Escherichia coli, Streptokoku fekal).
  • Monitorimi nga Drejtoria e Higjenës: Çdo ditë analizohen 31 kampione uji në pika të ndryshme të qytetit.
  • Kontrolli i klorit: UKT kryen matje të klorit në 52 pika të ndryshme të rrjetit shpërndarës.
Rruga Konferenca e Pezës, Tiranë
kujdesindajklientit@ukt.al
Back to content