Njoftime

Informacione të fundit mbi furnizimin me ujë dhe punimet në qytetin e Tiranës

Punime ne rrjetin e ujësjellësit

Takim për analizën e shërbimit dhe planifikimin
e ndërhyrjeve në qytet

Në ambientet e Ujësjellës Kanalizime Tiranë u zhvillua një takim pune me pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm, Drejtorëve të Njësive dhe stafit teknik të UKT. Gjatë takimit u analizuan në mënyrë të detajuar problematikat e konstatuara gjatë vitit 2025, ecuria e punëve në terren si dhe masat dhe ndërhyrjet e planifikuara për përmirësimin e shërbimit në të gjitha zonat e qytetit. Diskutimet u fokusuan veçanërisht në garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë, rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve dhe koordinimin e mëtejshëm të strukturave për zbatimin e planeve të investimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit.

UKT ne terren

UKT pranë qytetarëve

Ekipet teknike, në bashkëpunim të ngushtë me drejtuesit, janë të angazhuara çdo ditë për përmirësimin e shërbimit dhe për t’iu përgjigjur në kohë çdo shqetësimi të qytetarëve. Prania e vazhdueshme e Drejtorit të Përgjithshëm në terren synon forcimin e bashkëpunimit mes strukturave dhe garantimin e reagimit të shpejtë ndaj problematikave të evidentuara. Ky angazhim i pandërprerë pasqyron përkushtimin e Ujësjellës Kanalizime Tiranë për të ofruar një shërbim më cilësor, më efikas dhe më pranë nevojave të qytetarëve.

Takim teknik

Takim për planifikimin e punimeve

Grupet e punës të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë janë në terren pa ndërprerje, duke ndjekur nga afër çdo problematikë. Në këtë proces është angazhuar edhe Drejtori i Përgjithshëm, i cili i është bashkuar ekipeve të punës për të qenë më pranë qytetarëve dhe për të garantuar zgjidhje sa më efikase ndaj shqetësimeve të tyre.punimeve dhe masat për vitin në vijim.

Analize furnizimi

UKT në terren Rruga “Musa Agolli”.

U krye sondazh në rrjetin e ujësjellësit, u konstatua defekti dhe u realizua ndërhyrja për riparimin e tij, me qëllim reduktimin e humbjeve dhe përmirësimin e shërbimit.

Punime kanalizime

Reagim i menjëhershëm i UKT për defektin në zonën e Shën Mërisë

Për shkak të një defekti në linjën e transmetimit Ø 863 mm Shën Mëri – Fushë Dushk pranë Lumit Erzen në zonën e Shën Mërisë ekipet e UKT kanë ndërhyrë që në orët e para të mëngjesit. Punimet janë mbyllur me sukses duke rikthyer funksionimin normal të linjës.

Sherbim ndaj qytetareve

Rikthehet shërbimi normal pas ndërhyrjes në rrugën Aleksandër Moisiu

Ekipet e UKT kanë punuar gjatë natës për riparimin e defektit dhe eliminimin e humbjes në rrjet, në rrugën Aleksandër Moisiu. Punimet kanë nisur në orën 22:00 dhe kanë përfunduar në orën 05:30 të mëngjesit, duke garantuar vijimin normal të shërbimit.