Udhëzime dhe këshilla

Këshilla për një mirëmenaxhim të ujit:

• paguaj rregullisht për ujin që konsumon për të shmangur penalitetet;

• nëse nuk ke ende kontratë me UKT, drejtohu në zyrat tona dhe formalizo furnizimin me ujë të pijshëm.

Çfarë nuk duhet të bësh:

Abuzimet me ujin e pijshëm ose ndërhyrjet e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit mund të sjellin pasoja ligjore. Penalitetet mund të përfshijnë:

• gjobë ose burgim deri në 3 vjet për lidhje të paligjshme në rrjet;

• përdorimin e ujit për qëllime të paautorizuara, si ujitja e tokës bujqësore apo lavazhet e automjeteve;

• dëmtimin e ujëmatësve ose ndërtimin e objekteve mbi tubacionet e ujit.

Si mund të bashkëpunojmë për të kursyer ujin?

• mos e lër ujin të rrjedhë pa qenë e nevojshme;

• shmang përdorimin e ujit të pijshëm për larjen e automjeteve, ujitjen ose pastrimin e trotuarëve;

• paguaj për ujin që konsumon në kohë dhe përpiqu të reduktosh shpërdorimin;

• mos ndërhy pa leje në rrjetin e ujësjellësit.

Kujdes, uji është jetë!

Vetëm 2.7% e ujit në Tokë është i pijshëm.

Uji rregullon temperaturën e trupit tonë dhe është thelbësor për funksionimin e qelizave.

Një person mund të jetojë pa ushqim për rreth një muaj, por pa ujë do të jetojë vetëm disa ditë.