UKT merr pjesë në takimin ndërkombëtar të projektit AQUA në Arta, Greqi

Tirana, 4-5 Nëntor 2025

Në datat 4–5 nëntor 2025, në qytetin e Artës, Greqi, u zhvillua takimi ndërkombëtar i projektit AQUA, me pjesëmarrjen e partnerëve nga Italia, Sllovenia, Greqia, Mali i Zi dhe Serbia.

Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a. mori pjesë në këtë takim, ku u prezantua progresi teknik dhe financiar i projektit, u diskutuan rezultatet e arritura deri më tani, si dhe hapat e ardhshëm për zbatimin e modelit “Digital Twin Bovilla”, që synon të përmirësojë menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore.

Takimi shërbeu për shkëmbimin e eksperiencave dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve të projektit. Diskutimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit teknik dhe përgatitjen e fazave të ardhshme të zbatimit.

Në kuadër të vizitës, përfaqësuesit e partnerëve zhvilluan takime pune dhe vizita studimore në Digën e Pournarit dhe burimin Agios Georgios, ku u prezantuan praktikat e menaxhimit të burimeve ujore dhe të funksionimit të hidrocentralit në këtë zonë.

Projekti AQUA bashkëfinancohet nga Bashkimi Europian në kuadër të programit Interreg IPA ADRION 2021–2027 dhe synon forcimin e qëndrueshmërisë së sistemeve ujore ndaj ndryshimeve klimatike në rajonin Adriatiko–Jonian.