Prodhimi dhe Shpërndarja

UKT shfrytëzon burime ujore sipërfaqësore dhe nëntokësore për të furnizuar qytetin e Tiranës.

Prodhimi i ujit të pijshëm

UKT shfrytëzon burime ujore sipërfaqësore dhe nëntokësore për të furnizuar qytetin e Tiranës.

Sisteme furnizimi: 22 sisteme me ngritje mekanike dhe 14 sisteme me rrjedhje të lirë.

Prodhimi vjetor: Mesatarisht 93.3 milion m3 ujë në vit.

Rrjeti shpërndarës: 1,909 km rrjet furnizimi, ku 787.4 mijë banorë marrin shërbim nga UKT.

Shërbimet e Kanalizimeve

Rrjeti i kanalizimeve në Tiranë është 90% i sistemit mix dhe funksionon me vetërrjedhje.

Shërbimet përfshijnë:

• largimin e ujërave të ndotura për çdo kontratë me UKT;

• realizimin e lidhjeve të reja në rrjet për konsumatorët e rinj;

• kontrollin dhe mirëmbajtjen e rrjetit ekzistues;

• rikonstruksione të pjesshme dhe investime të reja;

• mirëmbajtjen dhe ndërrimin e kapakëve të pusetave;

• zhbllokimin e rrjetit sipas planeve të punës dhe ankesave të qytetarëve;

• largimin e ujërave të ndotura me mjete teknologjike.