
Ekipet tona janë në terren për të përballuar çdo sfidë
Ekipet tona janë në terren për të përballuar çdo sfidë, për të riparuar çdo defekt dhe për të garantuar që furnizimi me ujë të jetë i qëndrueshëm për çdo familje.

Ekipet tona janë në terren për të përballuar çdo sfidë, për të riparuar çdo defekt dhe për të garantuar që furnizimi me ujë të jetë i qëndrueshëm për çdo familje.

Përfundoi me sukses riparimi i defektit në linjën e transmetimit prej çeliku Ø1100 mm, që furnizon depozitën e Kodër Kamzës.
Për orë të tëra ekipet e UKT-së punuan pa ndalim në terren deri në eliminimin e plotë të defektit, duke e përmbyllur me sukses ndërhyrjen në orën 04:30.

Për të qenë sa më pranë jush dhe për t’u dhënë zgjidhje kërkesave tuaja në kohë rekord, UKT vendos në dispozicion linja të reja kontakti.

Çdo abonent i UKT-së mund të kryejë pagesën e faturës me kartë bankare në të gjitha pikat tona të Kujdesit ndaj Klientit.

Ekipet tona që në çdo orë të ditës kujdesen, ndërhyjnë dhe zgjidhin problemet që uji të mbërrijë aty ku duhet në çdo familje.

Sot së bashku me Kryetaren në detyrë të Bashkisë Tiranë, diskutuam mbi prioritetet e performancës së shoqërisë si dhe mbi projektet në implementim dhe ato që po projektohen për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në disa zona të kryeqytetit në funksion të një shërbimi më të mirë për qytetarët.

Pas 48 orësh intensiteti ekipet tona finalizuan me profesionalizëm riparimin e tubacionit DN 900.
Edhe pse përballë një linje transmetimi komplekse ia dolëm të garantojmë sërish efikasitetin e rrjetit.
Mirënjohje për djemtë në terren!

Ekipet e UKT-së kanë finalizuar me sukses projektin për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në Depon e Qytetit të Nxënësve dhe në Stacionin e Pompimit “Pishina”.
Punimet përfshinë shtrimin e tubacioneve të reja, vendosjen e elementeve modernë të manovrimit, si dhe rikonstruksionin e infrastrukturës ekzistuese, duke forcuar ndjeshëm sistemin.
Kjo ndërhyrje përmirëson dukshëm furnizimin me ujë në zonat e Selitës, Irfan Tominit dhe Komunës së Parisit, duke garantuar shpërndarje më të qëndrueshme dhe një balancë të sigurt ujore.
Përtej tubacioneve, ndërtojmë besim!
Faleminderit që na mbështetni në rrugëtimin tonë.

E nisim javën aty ku merr formë çdo projekt.
Fokusi ynë mbetet i palëkundur: planifikim i saktë për një rrjet më të sigurt dhe strategji të qarta për të rritur cilësinë e shërbimit. Atë që të tjerët e shohin si sfidë, ne e kthejmë në shërbim.

Në ambientet e Ujësjellës Kanalizime Tiranë u zhvillua një takim pune me pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm, Drejtorëve të Njësive dhe stafit teknik të UKT. Gjatë takimit u analizuan në mënyrë të detajuar problematikat e konstatuara gjatë vitit 2025, ecuria e punëve në terren si dhe masat dhe ndërhyrjet e planifikuara për përmirësimin e shërbimit në të gjitha zonat e qytetit. Diskutimet u fokusuan veçanërisht në garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë, rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve dhe koordinimin e mëtejshëm të strukturave për zbatimin e planeve të investimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit.

Ekipet teknike, në bashkëpunim të ngushtë me drejtuesit, janë të angazhuara çdo ditë për përmirësimin e shërbimit dhe për t’iu përgjigjur në kohë çdo shqetësimi të qytetarëve. Prania e vazhdueshme e Drejtorit të Përgjithshëm në terren synon forcimin e bashkëpunimit mes strukturave dhe garantimin e reagimit të shpejtë ndaj problematikave të evidentuara. Ky angazhim i pandërprerë pasqyron përkushtimin e Ujësjellës Kanalizime Tiranë për të ofruar një shërbim më cilësor, më efikas dhe më pranë nevojave të qytetarëve.

Grupet e punës të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë janë në terren pa ndërprerje, duke ndjekur nga afër çdo problematikë. Në këtë proces është angazhuar edhe Drejtori i Përgjithshëm, i cili i është bashkuar ekipeve të punës për të qenë më pranë qytetarëve dhe për të garantuar zgjidhje sa më efikase ndaj shqetësimeve të tyre.

U krye sondazh në rrjetin e ujësjellësit, u konstatua defekti dhe u realizua ndërhyrja për riparimin e tij, me qëllim reduktimin e humbjeve dhe përmirësimin e shërbimit.

Për shkak të një defekti në linjën e transmetimit Ø 863 mm Shën Mëri – Fushë Dushk pranë Lumit Erzen në zonën e Shën Mërisë ekipet e UKT kanë ndërhyrë që në orët e para të mëngjesit.
Punimet janë mbyllur me sukses duke rikthyer funksionimin normal të linjës.

Ekipet e UKT kanë punuar gjatë natës për riparimin e defektit dhe eliminimin e humbjes në rrjet, në rrugën Aleksandër Moisiu. Punimet kanë nisur në orën 22:00 dhe kanë përfunduar në orën 05:30 të mëngjesit, duke garantuar vijimin normal të shërbimit.